Renato Mekolli habit me deklaratën e tij: Jam i rreptë edhe me mamin

00:45 | 31 Tetor 2019

Këtë të mërkurë në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel ka qenë i ftuar shefi i kuzhinës Renato Mekolli për të folur rreth sezonit të ri të Hell’s Kitchen dhe pse ai është kaq arrogant dhe i rreptë me konkurrentët.

Ai është shprehur që nuk është i rreptë vetëm me ata, por edhe me mamanë e tij nëse bie fjala tek kuzhina.

“Ka qenë shumë vite përpara kur unë kam ndihmës dhe laja pjatat dhe doja një ndihmës tjetër që të vazhdoja të më ndihmonte. Atë natë kam marrë mamanë time. Kam qenë shumë i rreptë me mamanë”, është shprehur Renato.

“S’ka thënë ajo në ndonjë moment që u bërë ti që unë të kam bërë kokën?”, i tha Jonida Shehu.

“Patjetër që e ka thënë dhe e thotë shpeshherë, sidomos kur ka të bëjë me gatimin. Kur më thotë ‘Reni si të duket, e kam bërë të mirë sot?’ Të mirë e ke bërë o ma, por i ke zjerë pak më shumë perimet. Me marrsh të keqen kush të mësoi ty pastaj më thotë ajo”, ka shpjeguar më tej ai.

“Edhe me mamin?”, e pyeti moderatorja.

“Unë në punë jam shumë i ftohtë, nuk më intereson as edhe një gjë. Dua vetëm më të mirën për klientët”, ka përfunduar Renato Mekolli./tch/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara