Gjergji Neli i afërmi i Kreshnik e Gentiana Mujecit, dy personave të vrarë të dielën në Lezhë, në një deklaratë publike kërkon zbardhjen e plotë të krimit.
Ai dënon aktin kriminal dhe u bëri thirrje organeve ligjzbatuese të identifikojnë dhe të vënë përpara përgjegjësisë autorët.
Njëkohësisht, Neli kritikoi disa raportime mediatike që e lidhin ngjarjen me motive hakmarrjeje, duke i cilësuar si të pabazuara dhe duke kërkuar që të mos përjashtohen edhe pista të tjera hetimore.
Lidhur me ngjarjen e disa viteve më parë, Neli thotë se Mjeci nuk është shpallur fajtor.
“Njëkohësisht, dënojmë publikisht deklarimet e disa mediave, të cilat kanë aluduar se kjo ngjarje lidhet kryesisht me motive hakmarrjeje, meqenese gjaku dhe fisi Mujeceve nuk u kane asnje deryrim, versione te kesaj natyre edhe mundet te jene me nje nga pistat e dyshuara per organet ligj-Zbatuese, por keshellojme mos lenjen ne harrese dhe pista te tjera dyshimj per ngjarjen kriminale te ndodhur”, shprehet Gjergj Neli, raporton Euronewsal.
Sipas tij, Kreshnik Mujeci ishte një familjar i rregullt dhe i respektuar në komunitet, i angazhuar në blegtori së bashku me bashkëshorten.
Në përfundim të reagimit, ai u bëri thirrje mediave të tregojnë përgjegjësi në raportim dhe të shmangin përhapjen e informacionit të paverifikuar, ndërsa kërkoi drejtësi dhe transparencë për këtë ngjarje të rëndë kriminale.
Policia e Shqipërisë vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të motiveve të atentatit.
Haxhiu paralajmëron seancë për presidentin sonte
Mulhaxha-Kollçaku: Nuk kemi ende asnjë nënshkrim për kandida...
Haradinaj: Plagët e luftës nuk mbyllen pa u zbardhur fati i ...
Vrasja e çiftit në Lezhë, Policia identifikon të dyshuarit
Kurti kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për të pagjet...
Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës