U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas sulmit të ndodhur në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington.
Në reagimin e saj, U.d. Presidentja Haxhiu shprehu solidaritet me popullin amerikan dhe lehtësim që Presidenti Donald Trump, Zonja e Parë dhe të gjithë të pranishmit janë jashtë rrezikut.
“Pas sulmit shqetësues në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, jemi pranë popullit amerikan. Të lehtësuar që Presidenti Trump, Zonja e Parë dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt. Zyrtarit të plagosur i urojmë shërim të plotë dhe qëndrojmë pranë Shteteve të Bashkuara në këtë moment të vështirë”, thuhet në reagimin e U.d. Presidentes.
“Republika e Kosovës dënon çdo akt dhune dhe qëndron pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, partnerit dhe aleatit të saj strategjik.”, thuhet në njoftimin e Presidencës./Arbresh.info
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij