Kuvendi sot mban seancë

07:37 | 27 Prill 2026
E.G

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot zhvillon dy seanca të ndara, një seancë të veçantë përkujtimore dhe një seancë plenare me një rend të gjerë të ditës që përfshin projektligje dhe vendime institucionale.

Ndërkaq, në orën 12:00 zhvillohet seanca plenare, ku deputetët do të shqyrtojnë një sërë çështjesh të rëndësishme legjislative dhe institucionale.

Në rend dite janë, ndër të tjera, shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, si dhe dy projektligje të reja për sektorin e energjisë dhe energjinë elektrike.

Po ashtu, në këtë seancë pritet të trajtohet edhe Projektligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, si dhe disa vendime për emërime në institucione të pavarura, përfshirë Këshillin Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Komisionin për Provimin e Jurisprudencës dhe Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Rendi i ditës

1. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-040 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030,
2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-031 për Energjinë,
3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-032 për Energjinë Elektrike,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-044 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore,
5. Emërimi i tre (3) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,
6. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për formimin e Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës,
7. Emërimi i drejtorëve në Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Shpërndaje në rrjete sociale