Elia Zaharia ka regaur për herë të parë që nga publikimi i një videoje e cila tregon konfliktin mes saj dhe Princ Lekës.
Në videon e publikuar në rrjet, nga vetë Princi Leka shihet momenti, ku Elia e godet me duar dhe hedh ndaj tij një sërë akuzash.
“Ke prekur me dorë babain tim që të ka mbajtur me bukë”, Të rrahësh ti babain tim. Ti s’ke shkoll, ke vetëm katër klasë shkollë”, shprehet Elia gjatë kohës që e godet, ndërsa Princ Leka xhiron teksa largohet nga banesa.
Zaharia me anë të një postimi në Facebook ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që treguan mbështetje ndaj saj dhe familjes
Postimi i plotë:
“Miq dhe dashamirës,
Ndjej dhe dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë përgjatë këtyre ditëve kaq shqetësuese për mua dhe familjen time!
U jam falenderuese të gjithë atyre që u ulën dhe më shkruan fjalë zemre, atyre që kuptuan dhe ndjenë dhimbjen time!
Artistë të shquar e të nderuar të vendit tim, nga brezat që na kanë bërë e vazhdojnë të na bëjnë krenarë e që janë një pasuri kombëtare, deri te brezat e rinj të artit e kulturës në vend, u bashkuan në një peticion sensibilizues në mbështetje të një dinjiteti njerëzor! Ju jam përulësisht mirënjohëse, deri në lot”. /Arbresh.info/
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...