Pas rrëfimit prekës të Loredanës mbrëmë, produksioni i rezervoi asaj një surprizë të veçantë – takimin me nënën e saj.
Gjatë bisedës, nëna e Loredanës përmendi Jozin, duke vënë në dukje se ai ka ndryshuar për mirë pas rikthimit dhe se po respekton këshillat e babait të Loredanës.
Kur takimi ndodhi, Jozi pati një reagim epik, duke thënë me humor: “O vdeksha unë për vjehrrën!” – një batutë që bëri të qeshnin të gjithë banorët dhe të pranishmit në studio.
Ledioni e ngacmoi Jozin, duke i kujtuar zakonin e tij për të pritur vjehrrin ose vjehrrën me këngë dhe e pyeti çfarë do t’i këndonte kësaj here.
Jozi, duke qeshur, nisi këngën: “Kam dyqanin ke Selvia, më e mirë e ëma se e bija”, duke shkaktuar të qeshura të mëdha në sallë.Më pas, Ledioni e pyeti nënën e Loredanës nëse dëshironte ta takonte Jozin, dhe ajo pranoi.
Kur hyn brenda, Jozi e përqafon me respekt dhe e pyet për familjen. Më pas, ai e pyet se si i duken ai dhe Loredana së bashku.
Nëna e saj u përgjigj: “Shkëlqyer!” dhe shtoi se, që nga hyrja e tij e dytë, ai është sjellë shumë mirë me Loredanën.
Jozi e falënderoi dhe ata u përshëndetën me buzëqeshje, duke lënë pas një moment të paharrueshëm për të gjithë. /Telegrafi/
“Je ëndrra e çdo vajze”, media greke shkruan për politikanin...
Rrëzohet aeroplani në aeroportin e Australisë, dy të vdekur
Vrasja e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet me plumb në ...
Mbetje mortore në Krushë të Vogël, Komisioni për Persona të ...
Në një foto me mitraloz dhe bomba, Trump mesazh Iranit: Regj...
Deklarata e fortë e Vuçiq: Më thonë se mamaja ime ka tradhët...