Kryetari i Drenasit, njëherësh kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për edhe një mandat në krye të komunës, ka komentuar rrahjen e pak ditëve më parë mes dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi, në një emision të drejtpërdrejt televiziv.
Madje, ai ka parashikuar se do t’i rrihte që të dy, në rast se do të zihej me ndonjërin prej tyre.
“Unë i kisha rreh të dytë, i kisha sos krejt”, ka thënë ai në emisionin “N’Kosovë show”, teksa ka folur për përplasjen mes deputetit të Nismës për Kosovën dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje.
I pyetur se cilit do t’i kishte mëshuar më shumë në një ballafaqim të mundshëm, Lladrovci është përgjigjur: “Frashërit, se Milaimi i lëshoi duart poshtë”, transmeton express.
“Njeriut me duar poshtë nuk i silli”, ka shtuar Lladrovci.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi