Ministria e Infrastrukturës ka dhënë kontratën për rikonstruktimin e rrugës rajonale R110, në segmentin Arllat–Malishevë, projekt që përfshin rehabilitimin e një aksi rrugor me gjatësi prej 11.7 kilometrash.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, vlera e përgjithshme e projektit arrin në 1,847,061.21 euro.
Kontrata i është dhënë një grupi operatorësh ekonomikë të përbërë nga “Ndërtimi ING” Sh.P.K., “World Medium”, “ATC Com” Sh.P.K., “Adea Construction” Sh.P.K. dhe “Diacon” Sh.P.K..
Tenderi është zhvilluar përmes procedurës së hapur, me kriter përzgjedhës çmimin më të ulët.
Në garë kanë marrë pjesë gjithsej 19 operatorë ekonomikë, duke e bërë këtë një nga procedurat më konkurruese të realizuara nga Ministria e Infrastrukturës gjatë këtij viti.
Vlera e parashikuar fillestare e kontratës ishte 2.6 milionë euro, ndërsa oferta fituese rezultoi rreth 753 mijë euro më e ulët se ky parashikim.
Kontrata është dhënë më 8 qershor, sakaq nënshkrimi i saj u planifikuar për sot.
Afati për realizimin e punimeve është përcaktuar në gjashtë muaj.
RIKONSTRUKTIMI-I-RRUGES-RAJONALE-R110-SEGMENTI-ARLLAT-MALISHEVETensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi