Mbrëmë (e hënë) në Radio City Hall të New Yorkut është mbajtur ceremonia e madhe e ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards.
Rita Ora dhe Bebe Rexha ishin dy këngëtaret shqiptare, të cilat shkëlqyen me dukjen dhe paraqitjen e tyre në këtë event të përmasave gjigante.
Rita Ora dhe Bebe Rexha mbrëmë në MTV Video Music Awards 2018 (Foto: Getty Images)
Madje Rita Ora arriti të rrëmbejë edhe një çmim, atë për “Këngën më të mirë ritmike”, për bashkëpunimin “Lonely Together” me DJ Aviciin.
Por megjithëse shqiptarët e Kosovës u përfaqësuan denjësisht nga dy shqiptare në mbrëmjen e MTV VMA, ata nuk patën mundësinë që ta ndjekin atë në transmetim direkt, të paktën jo sipas mënyrës legale.
Skena e MTV Video Music Awards 2018 (Foto: Getty Images)
MTV nuk e njeh Kosovën si shtet, dhe si rrjedhojë nuk i ka lejuar shqiptarët e Kosovës që të votojnë për këngët konkurruese, e aq më pak edhe ta shikojnë mbrëmjen e ndarjes së çmimeve.
Nëse një qytetar tentoi të votojë ose ta shikojë eventin brenda rrjetit kabllor në territorin e Kosovës, ishte e pamundur, ngase MTV lajmëronte që në start që transmetimi dhe votimi “nuk janë aktiv në regjionin tuaj”.
Qytetarët e Kosovës nuk patën të drejtë votimi në MTV Video Music Awards 2018 (Foto: Mtv.com/Screenshot)
Edhe personat që kanë tentuar ta shikojnë në live stream mbrëmjen e ndarjes së çmimeve, e kanë pasur të pamundur një gjë të tillë, pasi MTV refuzoi ta transmetojë në lidhje direkte shfaqjen edhe për fansat e Kosovës.
Krejt kjo mund të ndodh për faktin se Kosova ende nuk është pjesë e Unionit të Transmetuesve Evropianë (EBU), dhe si pasojë nuk gëzon të drejtat si çdo shtet tjetër për të votuar ose parë eventin, megjithëse për ta parë është një e drejtë legjitime që nuk duhet të jetë e censuruar në mbarë botën.
Shqiptarët e Kosovës nuk gëzuan as të drejtën e kyçjes live stream për ta parë eventin MTV Video Music Awards 2018 (Foto: Mtv.ca/ScreenShot)
E vetmja mënyrë që shqiptarët e Kosovës kanë ndjekur MTV Video Music Awards ka qenë përmes rrjeteve kabllore ilegale që rëndom operojnë në disa prej regjioneve të vendit.
Sido që të jetë, shqiptarët e Kosovës u ndjenë krenarë me suksesin e Rita Orës në këtë event, e cila rrëmbeu çmimin e parë të MTV-së në karrierën e saj.
Rita Ora rrëmbeu çmimin “Best Dance” në MTV Video Music Awards (Foto: Getty Images)
Ndryshe nga Ora, pa shpërblime mbeten dy shqiptaret tjera, Bebe Rexha (e cila ishte e nominuar në vetëm një kategori), dhe Dua Lipa (e cila ishte e nominuar në tri), ndërsa kjo e fundit as nuk u pa e pranishme në event./Telegrafi/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...