Në fushë është i fortë dhe i vendosur, por jashtë saj është i drejtpërdrejtë dhe ndonjëherë edhe arrogant. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Barcelonës Gerard Pique, i cili ka zgjedhur të ironizojë me skuadrën tjetër katalane, Espanyolin, por edhe klubin e Realit të Madridit.
“Në llogarinë time bankare, ka më shumë para sesa bilanci vjetor i skuadrës së Espanyolit. Pra më shumë se 57 milionë euro”, tha Pique, kur u pyet në lidhje me derbin e kësaj jave ndaj skuadrës tjetër të rajonit të Katalunjës.
Më pas mbrojtësi i Barçës u ngacmua për marrëdhëniet intime me bashkëshorten e tij, Shakira, ndërsa pyetja ishte shumë e drejtpërdrejtë.
“Sa herë seks kam bërë këtë muaj? Vlejnë edhe ato në “Santiago Bernabeu?”, u përgjigj me ironi Pique, duke risjellë në kujtesë dy fitoret radhazi të Barçës ndaj realit, në Kupën e Mbretit dhe në kampionat.
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...
Konjufca takohet me Sorensenin në Bruksel, diskutojnë për di...
Irani zgjeron “zonën operative” të Ngushticës së Hormuzit në...