Miljarderja më e re në botë, Kylie Jenner po kalon disa ditë të mira pushimi në Turks and Caicos të Karaibeve.
Nëna e dy fëmijëve shfaqi trupin e saj të jashtëzakonshëm pas lindjes e veshur me bikini rozë, teksa merrte rrezet e diellit në një plazh luksoz, shkruan arbresh.info
Bikinet rozë të Kyliet theksonin në mënyrë perfekte dekoltenë e saj të bollshme, duke vënë në pah barkun e saj të sheshtë.
Themeluesja e markës “Kylie Cosmetics” i kishte lënë flokët e saj brune të lirshme pas saj, duke i hedhur poshtë shpinës.
Kylie, e cila thuhet se u nda me reperin Travis Scott, u ul në plazh me shokun e saj të mirë, Fai Khadra, përpara se të shkonte në ujë për një zhytje të shpejtë në det.
Kylie u nis për në Karaibe pas udhëtimit të saj në Paris për Javën e Modës.
Muajin e kaluar, u raportua se Kylie dhe Travis, 31 vjeç, u ndanë. /arbresh.info/
Ministri austriak: Rusia mbetet e rëndësishme për Evropën
Parlamenti suedez voton anëtarësimin në NATO mes kundërshtim...
Prokuroria jep detaje për kontrabandën me ar në Aeroportin e...
Ozil pensionohet nga futbolli
Nesër nis Ramazani, këto janë këshillat e nurtricistes Ajshe...
La Vetëvendosjen, Humolli i kthehet partisë së Ramush Haradi...