Javën e kaluar, Princ Leka dhe Elia Zaharia janë bërë prindër për herë të parë.
Çifti e ka pagëzuar të bijën me emrin Geraldina, duke trashëguar emrin e Mbretëreshës, shkruan portali arbresh.info
Para pak çastesh, Elia ndau një tjetër detaj nga lindja e vajzës, duke thënë se ajo lindi pikërisht në ditën kur 18 vjet më parë mbretëresha Geraldinë u largua nga kjo jetë.

“Të dashur miq, ju falenderojmë përzemërsisht për urimet tuaja me rastin e lindjes së vajzës sonë, Geraldine. Të qënit prind është një bekim, që falë Perëndisë ne të dy po e shijojmë çdo moment!Dita e lindjes së Princeshës sonë ishte veçanërisht emocionuese, pasi erdhi në ditën kur plot 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldine u largua nga kjo jetë. Për ne të dy ishte një përshëndetje nga bota e engjëjve!
Ne si prindër urojmë me gjithë zemër që Princesha e vogël Geraldine të rritet e shëndetshme, ta ketë zemrën të mbushur me dashuri, ta dojë dhe ta vlerësojë jetën, dhe jeta ta përkëdhelë me butësi dhe ëmbëlsi vogëlushen tonë!”, shkruan Elia Zaharia.
Kujtojmë se, çifti u martuan në vitin 2016 në një ceremoni madhështore në Shqipëri, madje mediet spanjolle asokohe e shpallën Elian si ‘Nusja e Vitit’. /arbresh.info/
Dënimet me burg të përjetshëm, Deliu: Drejtësia s’duhet të m...
Burg i përjetshëm për Naimin, flet babi i Liridonës: Deshti ...
Avokati i familjes Ademaj paralajmëron apelimin e dënimit të...
Flick dëshiron rinovimin me Barçën, ëndrra e tij ta fitojë L...
Vrasja e Liridona Ademajt: Burgim i përjetshëm për Murselin ...
Naimi në burg përjetë, flet vëllai i Liridonës: Shkon për fë...