Muzikanti britanik, Gil Cang, e ka shpërndarë në YouTube këngën “My Own Way”, të cilën Amy Winehouse e kishte incizuar në vitin 2001.
Këngën e kanë realizuar James McMillan dhe vet këngëtarja e ndjerë, në kohën kur ajo përpiqej të tërhiqte interesimin e studiove të mëdha incizuese.
“Në atë periudhë kemi punuar në shumë këngë pop me artistë të ndryshëm. Incizimet demo ua dërgonim shtëpive diskografike, ndërsa bota e muzikës pop asokohe ishte e mbytur nga bendet e këqija. Amy erdhi të na shihte, hapi gojën dhe thjesht na mahniti”, ka thënë Cang.
Amy Winehouse ndërroi jetë në vitin 2011 si pasojë e intoksikimit me alkool, ndërsa pas vdekjes së këngëtares, studioja e saj incizuese e kishte shkatërruar të gjithë materialin e papërfunduar duke penguar publikimin e këngëve pas vdekjes së saj.
“Nuk ka shumë kohë që e kam gjetur këtë këngë dhe thashë: “Pse të mos e dëgjojnë njerëzit?’. Prandaj e publikova”, ka treguar Cang.
Winehouse ndërroi jetë në moshë 27-vjeçare, mirëpo aq i mjaftuan që të bëhej ndër yjet kryesore botërore të muzikës./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=YZrtSdRS3cs
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë