Fotografi italian Paolo Roversi ka zbuluar një fotografi të paparë ndonjëherë të këngëtares në prag të albumit të saj të shumëpritur në 2016, ANTI.
Pasi u takuan për herë të parë në 2014, Roversi shkrepi fotot në studion e tij në Paris, duke punuar për të njëjtin format klasik 8 x 10 që ai ka përdorur për 20 vite.
Fotot janë përdorur për kopertinën edicionit muzikor të D në 2015, që shënon edhe marrëdhënien e afërt artistike midis të dyve.
Në një bisedë me Vogue, fotografi ka folur rreth punës me këngëtaren, duke shpjeguar: “Ajo është fantastike, një artiste e vërtetë. Ne punuan në studion time për dy ditë. Prezenca e saj ishte e jashtëzakonshme, mënyra se si lëviz, vetëbesimi, kontrolli mbi trupin e saj, energjia, sensualiteti. Ajo e di shumë mirë fuqinë që ka. Ajo është një artiste, jo vetëm një fytyrë e bukur.”
Roversi, i cili u bë i njohur duke fotografuar Naomi Campbell dhe Kate Moss, së fundmi është shprehur për Vogue: “Një foto mode për mua gjithmonë është një portret; në fakt, është një portret i dyfishtë, të gruas dhe fustanit të saj.”
Për seritë e Rihanna-s, Roversi fotografoi shumë imazhe për fushatën e saj të albumit “ANTI”, duke krijuar kopertina për këngët e saj, “Bitch Better Have My Money,” “Kiss it Better,” dhe “Needed Me.”/lapsi/

Rusia thotë se bisedimet në Floridë ishin “konstruktive”
Hamza viziton bizneset në Gjakovë: Do të ndryshojmë ligjin p...
Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar
Zhegrova reagon pas fitores së Juves ndaj Romës: Koha do ta ...
E rëndë: 20 vjeçari shqiptar qëllohet me armë nga policia it...
LVV sot mban tubim në Hajvali, merr pjesë Kurti