Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Princ Lekën, ish-bashkëshorten e tij Elia Zaharian dhe babain e kësaj të fundit, Gjergj Zaharia për akuzën e dhunës në familje.
Hetimet nisën pas publikimit të një vidio dhe kallëzimit në prokurori për dhunë në familje.
Kujtojmë që pas disa seancash gjyqësore, Gjykata e Tiranës, ka firmosur më 25 prill zgjidhjen e kurorës martesore mes pasardhësit te familjes se mbretit Zog dhe Elia Zaharisë.
Në vendimin e Gjykatës së Tiranës, të siguruar nga ABC News, thuhet se Elia Zaharia do të mbajë emrin e vajzërisë dhe jo mbiemrin “Zogu”.
Divorci mes Elia Zaharisë dhe Princ Lekës është bërë me dakortësinë e të dy palëve dhe nuk pritet të apelohet, çka do të thotë se vendimi I Gjykatës së Tiranës do të jetë I formës së prerë.
Leka Zogu ka pranuar nga ana e tij, që vajza 3-vjeçare të lihet nën kujdesin e nënës, Elia, për tu përgjigjur për kujdesin dhe edukimin e saj.
Sipas marrëveshjes, gjykata ka vendosur që Princ Leka, mund të takohet me vajzën e tij çdo ditë për rreth dy orë. Ndërsa në fundjavë, të premten dhe të shtunën, Gjykata ka vendosur që vajza 3-vjecare mund të qëndrojë pa kufizim orari me babanë e saj.
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...