Pritet ashpërsimi i masave kundër koronavirusit, Fero: Na duhet të rikthehet Thaçi

11:17 | 20 Janar 2022

Ditëve të fundit është shtuar dukshëm numri i infektimeve me COVID-19 në Kosovë.

Institucionet kanë paralajmëruar masa të reja në mënyrë të parandalimit të koronavirusit, shkruan arbresh.info

Kjo ka bërë që të ketë reagime të shumta në rrjet e po ashtu edhe nga fytyrat publike.

Reperi nga Gjilani, Fero në një postim të shpërndarë në InstaStory ku bëhen të ditura masat e reja ka kërkuar që të rikthehet Hashim Thaçi.

“Na duhet Thaçi të kthehet në krye”, u shpreh ai.

Kujtojmë se, sot do të mblidhet Komiteti për Vlerësim dhe Koordinim për të shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të masave aktuale. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara