Në Prime-in e sotëm të Big Brother Vip, Donaldi ka folur për historinë e tij me Borën dhe gjithë situatën e zhvilluar kohëve të fundit.
Donaldi tha se situata është e ndërlikuar dhe se ka pritur një lloj “konfirmimi” nga Bora.
“Është situatë shumë e ndërlikuar. Ajo e di shumë mirë se si janë gjërat. Prisja një shenjë”, tha Donaldi.
Kur u pyet nga Arbana se pse ndodhi puthja me Borën, Donaldi tha shumë shkurt “Doja ta puthja”.
Donaldi foli edhe me marrëdhënien me Beatrix. Ai shtoi se Trixa i ka pëlqyer që në momentin që është futur në shtëpi.
“Në momentin që ka ardhur Trixa më ka pëlqyer. Nuk doja t’ia pranoja vetës që më pëqente Trixa. Ndihesha në siklet për një puthje që kisha dhënë”, tha Donaldi.
Puthja e parë mes Donaldit dhe Beatrixit në shtëpinë e Big Brother VIP ka ndodhur dje.
Pak ditë pasi shprehën pëlqimin për njëri-tjetrit, nuk ka vonuar dhe tanimë ata kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër