Princi Uilliam foli hapur për problemet e tij rreth shëndetit mendor, duke kujtuar një incident traumatik, prej të cilit nuk mendonte se do të rikthehej në normalitet. 36-vjeçari mori pjesë në një panel diskutimi rreth shëndetit mendor të mërkurën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Uilliam foli hapur për të theksuar rolin e rëndësishëm që punëdhënësit luajnë në promovimin e vendeve të punës të shëndetshme. Duke kujtuar një incident të veçantë kur ai punonte si pilot i ambulancës, Uilliam tha nëse nuk do të kishte kolegët mbështetës, atëherë sëmundja e shëndetit mendor, do të ishte rënduar.
“Unë e kam ende shumë të vështirë për të folur për këtë. Kam shumë emocion që të flas rreth kësaj sepse lidhet ngushtë me fëmijët e mi dhe është e vështirë. E di se nëse nuk do të ndërmerrja masat që mora, sëmundja e shëndetit tim mendor do të kishte kaluar në një fazë tjetër”, zbuloi Princi i Mbretërisë së Bashkuar.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...