Prince William i kthehet kunatës: Familja Mbretërore nuk është raciste

23:15 | 11 Mars 2021

Prince William, vëllau i Prince Harry ka reaguar pas intervistës së Meghan Markle.

Në fillim të kësaj jave, mbretëresha lëshoi ​​një deklaratë të shkurtër mbresëlënëse në përgjigje të intervistës, duke vënë në dukje se ajo është “trishtuar” nga pretendimet e çiftit, ndërsa ka filluar hetimet për akuzat që janë bërë ndaj tyre, transmeton portal arbresh.info

Këtë mëngjes, gjatë një vizite në shkollë në Londrën Lindore, një gazetar e pyeti Princin Ëilliam nëse familja e tij është “raciste”, së cilës Princi William iu përgjigj me një jo të prerë, duke thënë: “Familja Mbretërore nuk është raciste”.

Gjatë intervistës së tyre shpërthyese dy orëshe, Prince Harry dhe Megjan Markle, kanë bërë një numër akuzash, duke përfshirë edhe racizmin, pasi besohet se para se të lindte Archie, një anëtar i familjes mbretërore është shprehur se “sa e errët mund të jetë lëkura e tij”.

Në anën tjetër, Prince Harry vuri në dukje se ai nuk kishte marrë përkrahjen e duhur kur mediat në Britani të Madhe ishin vënë kundër tij dhe gruas së tij.

Prince William është pyetur nëse ka biseduar me vëllanë e tij, ai është përgjigjur se jo, ndërsa ka shtuar se “do të flasim së shpejti”.

Princi Harry është larguar nga detyrat mbretërore dhe ka folur sinqerisht për vështirësitë e jetës në Pallat, ndërsa Princi William vazhdon të mbrojë familjen./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara