Pozon për L’Officiel India, Georgina duket mahnitëse në fustan të kuq

15:00 | 14 Tetor 2021

Georgina Rodriguez ka vendosur që të mahnit të gjithë ndjekësit e saj.

E dashura e futbollistit Cristiano Ronaldo u shfaq e mrekullueshme, ndërsa pozonte për revistën L’Officiel India, shkruan arbresh.info

E veshur në fustan të kuq Georgina mori gjithë vëmendjen me bukurinë e saj.

27-vjeçarja shfaqi fizikun e formësuar, po më në pah vuri belin e hollë dhe këmbët e tonifikuara.

Fansat janë mahnitur me dukjen dhe përzgjedhjen e bukuroshes duke i bërë miliona pëlqime dhe komplimente të shumta. /arbresh.info/

Lajmet më të lexuara