Porsche dhe vajza e Paul Walker kanë gjetur gjuhë të përbashkët, edhe pse dukej se kjo vështirë se do të arrihej.
Në fakt, Meadow Walker ka pohuar se babai i saj ishte djegur i gjallë, pasi nuk ka mund të hiqet rripin e sigurisë për shkak të një problemi në sistem.
Paul kishte qëndruar në automobilin e tij, pasi që nuk kishte mund të dilte jashtë për shkak të frakturave të pësuara gjatë aksidentit.
Aktori i njohur Paul Walker humbi jetën në një aksident komunikacioni më 30 nëntor 2013. Vdekja e tij shokoi botën. Bashkëshortja e tij dhe vajza Meadow menjëherë ngritën padi kundër Porsche.
Por, gjykata nuk arriti të konfirmojë se vdekja e aktorit ndodhi për shkak të defektit në rripin e sigurisë, ashtu sikurse thuhej në aktakuzën e ngritur nga familja e Paul Walker.
Policia si shkak të aksidentit kishte përmendur shpejtësinë e madhe, ndërsa Porsche dhe Meadow në fund u dakorduan për një kompensim në të holla, shuma e të cilave nuk është bërë e ditur.

E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...