Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, këto ditë është rikthyer në Shqipëri.
Është vera e tretë radhazi që ylli me famë ndërkombëtare zgjedh shtetin amë për pushime, përkatësisht jugun e vendit.
Dua nuk ka nguruar që të publikojë fotografi nga pushimet në Shqipëri, teksa njëlloj ka vepruar edhe të dielën.
Ajo ndau me 88 milionë ndjekësit e saj në Instagram një sërë fotografish të reja, ku shihet e veshur me një fustan të kuq transparent buzë plazhit.

Interpretuesja e hitit “Love Again” pozoi mbi shkëmbinjtë e bregdetit, ndërsa vuri në pah linjat e saj trupore në fustanin që lëpihej për trupin e saj.
“Duke ngarkuar kristalet e mia”, shkroi Lipa në mbishkrimin e këtyre fotografive, ku pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar.

Dua Lipa përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj më të fundit, “Dance The Night”, e cila është kolona zanore e filmit “Barbie”. /Telegrafi/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...