Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi ka finalizuar dy projekte të reja muzikore.
Projektet janë realizuar në nder të festës së Pavarësisë së Kosovës dhe Epopesë së UÇK-së, shkruan arbresh.info
“Ata që bënë shumë për ne. Ata që rrezikuan gjithçka për ne. Ata që janë më meritorë për lirinë që po e gëzojmë sot”.
“‘Komandant’ kënga ime premierë, pas të cilës pason premiera tjetër ‘Liria ka Emër’. UÇK jemi me ty”, ka shkruar Leonora në njoftimin e saj.
Avni Qahili e ka bërë muzikën dhe e ka shkruar tekstin e këngës “Komandant”, ndërsa Ebrar Mazhar e ka bërë orkestrimin, miksimin dhe masterizimin. Për anën vizuale është kujdesur MaxProduction.
Kujtojmë që krahas këtyre projekteve, këngëtarja aktualisht po shijon suksesin e albumit të ri “Amël”, që e lansoi në dhjetor të vitit të kaluar. / arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...