Pak minuta pasi portali Prive By Liberta Spahiu publikoi lajmin ku Dafina Zeqiri thuhej se i ka bërë një “diss” Elvanës përmes stilit dhe referencave në projektin e saj të fundit, reagimi nuk ka munguar!
Në një postim në Instagram Story, Elvana Gjata ka ndarë një fotografi të fuqishme, të veshur me stil të ngjashëm “street” dhe me një makinë në sfond që mban flamurin kombëtar, shoqëruar me tekstin: “Si kamerë m’përcjell ditë e natë” – një frazë që është pjesë e këngës së saj më të fundit “Lumja Toka” dhe që në këtë kontekst merr edhe më shumë kuptim.
A është kjo një përgjigje ndaj thumbave të Dafinës? Një gjë është e qartë: tensioni artistik mes dy yjeve duket se sapo ka marrë një kthesë të re!
Mbetet të shihet nëse kjo luftë stili dhe simbolike do të përshkallëzohet. Por për momentin, Elvana e ka dhënë mesazhin e saj, e fuqishme, krenare dhe pa fjalë të tepërta.

Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman