Komentet e tij mbi skllavërinë të publikuara nga “TMZ” duket se nuk ndikuan vetëm në anën profesionale të reperit por edhe në atë bashkëshortore.
Teksa shumë media në SHBA e jo vetëm, kanë refuzuar të transmetojnë këngët e Kanye West, një tjetër dështim i tij do të ishte nëse Kim do të ndahej nga ai.
Kanye ka pranuar se i frikësohej faktit që Kim mund ta divorconte dhe për ditë të tëra marrëdhënia e tyre në çift ka qenë e vaket.

“Kam marrë disa anëtarë të familjes së saj në telefon për t’i pyetur nëse Kim po mendonte për një divorc. Kjo gjë më ka tmerruar” ,-u shpreh ai për “E News”.
West gjithashtu theksoi se komenti i tij ‘skllavëria është një zgjedhje’ është keqinterpretuar ndërkohë që “TMZ” ka shkëputur pjesën tjetër të shpjegimit duke e bërë atë të fitojë një reputacion të keq.lapsi.al.
LDK mban sot konferencë për Projektligjin për Buxhetin dhe b...
Parlamenti Evropian publikon draft-rezolutën për Shqipërinë
Bleona Qereti kërkon liri për Hashim Thaçin, e quan “idiot” ...
Rama drejt Bordit të Paqes, del fotoja e parë nga Washington...
Gjykata në Gjilan i zëvendëson paraburgimin me arrest shtëpi...
Arrestohen katër persona për shitjen e paligjshme të një pro...