Bashkia e Parisit dëshiron të emërtojë një shesh të vogël sipas princeshës Diana, i cili ndodhet në vendin e aksidentit automobilistik n të cilin ajo humbi jetën më 1997, tha një zyrtar.
Një monument në formën e një flake të artë në nder të saj është vendosur tashmë në atë vend afër tunelit Alma, ku ndodhi aksidenti.Sheshi mban aktualisht emrin e këngëtares së operës Maria Kalas.
Sipas AP, zyrtari tha sot se këshilli i qytetit do të votojë muajin e ardhshëm mbi masat e nevojshme për riemërtimin. Princesha Diana (36), partneri i saj Dodi Al Fayed dhe shoferi vdiqën pasi Mercedesi i tyre u përplasën në kolonën e betonit në tunel.
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...