Vajza e Mbretit të pop-it, Michael Jackson, Paris ka shkruar disa fjalë shumë prekëse për babain e saj, gjatë ditës së sotme, në profilin e saj në Instagram.
Sot do të mbushte 59 vjet, nëse do të ishte ende gjallë ylli më i madh i pop-it që njeh historia në mbarë botën.
“Urimet më të mira për dashurinë e jetës sime, për atë që më tregoi se çfarë është pasioni, ai që më dha motiv për të jetuar dhe për të ëndërruar” kështu shkroi Paris krahas një fotografie ku shihej bashkë me Michael.
“Unë kurrë nuk do të ndjej dashurinë ashtu siç e ndjeva me të. Faleminderit për magjinë, gjithmonë” shkroi ndër të tjera Paris.
Këngëtari legjendar, Michael Jackson ndërroi jetë në vitin 2009./Arbresh.inf0

Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci