Will Smith duket i tensionuar derisa po xhironte në një ndërtesë për “Bad Boys For Life” em Martin Lawrence.
Aktorët mund të jenë në moshën 50 vjeçare, por dëshmuan se mund të tërheqin publikun me veprimet, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.
Will Smith po xhiron aktualisht pjesën e tretë të filmit “Bad Boys”, bashkë me Martin Lawrence, 53 jeç, në qytetin e Atlantës.
Në një imazh të ndarë nga këto xhirime, Smith shihet i tensionuar teksa po dilte me vrap nga një ndërtesë.
Dyshja po ashtu janë fotografuar në një makinë, ndërsa u publikuan edhe disa imazhe të tjera nga këto xhirime.
Kujtojmë që pjesa e parë e “Bad Boys” u publikua në vitin 1995, kurse e treta do të dalë në kinema në janar të vitit 2020.

Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë