Pas vendimit për t’u larguar përfundimisht nga Shqipëria dhe zhvendosur në Zvicër pranë partnerit të saj Enisit, Floriana Garo nuk do të vononte shumë dhe do të ndante lajmin e shumëpritur : ish-moderatorja e ‘’Jo vetëm modë’’ ishte në pritje të ëmbël.
Lajmi do të qarkullonte fillimisht në rrethin e miqve të saj të ngushtë, por shumë shpejt do të bëhej pjesë edhe e portaleve dhe shtypit rozë.Do të ishte vetë moderatorja që do të pranonte se po kalonte moment lumturie dhe ishte në pritje të një vajzë, emrin e të cilës ka vendosur të mos e zbulojë akoma. E ndërsa ditët kalojnë, Floriana ka hyrë zyrtarisht në muajin e 9-të dhe shumë pak ditë e ndajnë nga sjellja në jetë e vogëlushes së saj. Por, nëse mendoni se modelja bukuroshe do të kalonte ditët mbyllur në shtëpi gaboheni rëndë.
Ajo ka habitur të gjithë teksa ka publikuar sot një foto në Instagram në një qendër estetike duke bërë një trajtim për fytyrën. Barku i rrumbullaksour nuk është aspak pengesë që Floriana të kujdeset për veten dhe në të vërtetë bën mirë. Sigurisht që nuk kanë munguar as koplimentat për pamjen e saj ”ujë dhe sapun”. Të lumtë Floriana, kështu duhet!

Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1