Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjolla do t’i kthehet shumë shpejt ekranit në moderimin e “Love Island”.
“Jeni gati për t’u zhytur në një sezon veror të mbushur me dashuri? Siç edhe vetë ju kërkuat, një surprizë e madhe ju pret në 10 qershor,” shkruhet në faqen e Instagramit të “Love Island Albania”, shkruan Arbresh.info
Një grup konkurrentësh, të cilësuar si “ishullorë”, do të jetojnë të izoluar nga bota e jashme në një vilë, të mbikëqyrur nga kamera.
Për të mbijetuar në vilë, banorët duhet të shoqërohen me një tjetër banor të vilës, qoftë për dashuri, miqësi apo para.
Çdo banor që mbetet single, eliminohet.
Konkurrentët mund të eliminohen edhe përmes votimit të publikut.
Ata përballen me lojëra dhe sfida, të krijuara për të testuar aftësitë fizike dhe mendore.
Në fund të sezonit, publiku voton për të përcaktuar çiftin fitues.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...