UEFA ka bërë të ditur gjyqtarin që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen mes Manchester City dhe Real Madrid, e vlefshme për ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në UEFA Champions League.
Takimi do të zhvillohet të martën, më 17 mars, nga ora 21:00. Drejtësinë në këtë sfidë do ta ndajë gjyqtari francez Clément Turpin, ndërsa në dhomën e VAR-it do të jetë bashkëkombësi i tij Jérôme Brisard.
Statistikat tregojnë se Real Madridi ka një bilanc shumë pozitiv në ndeshjet e gjykuara nga Turpin. “Los Blancos” kanë pësuar vetëm një humbje me të në fushë. Ajo erdhi pikërisht në fazën e grupeve të këtij edicioni, kur Manchester City fitoi në “Santiago Bernabéu” me rezultatin 1-2.
Turpin ka gjykuar edhe më parë një përballje mes këtyre dy skuadrave në “Etihad Stadium”. Kjo ndodhi në sezonin e kaluar, në ndeshjen e kthimit të “play-off”-it, ku Real Madridi arriti të fitojë me rezultatin 2-3.
Po ashtu, gjyqtari francez ishte ai që drejtoi edhe finalen e UEFA Champions League Final 2022, ku Real Madridi triumfoi 1-0 ndaj Liverpool FC.
Në total, Turpin i ka gjykuar Real Madridit 10 ndeshje në Champions League, me bilanc shumë pozitiv për madrilenët: tetë fitore, një barazim dhe vetëm një humbje.
Nga ana tjetër, ai ka gjykuar edhe Manchester Cityn në gjashtë ndeshje të Champions League, ku skuadra angleze ka regjistruar tre fitore, një barazim dhe dy humbje.
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...
Çfarë duhet të hamë në pranverë për energji dhe shëndet?