Në përputhje me deklarimet e djeshme të kryeministrit, Albin Kurti dhe përfaqësuesit special të BE-së, Peter Sorensen, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e plotë të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete.
Shtetasit e huaj në pikën kufitare, Dheu i Bardhë, janë njoftuar për masat e reja nga zyrtarët policor, ndërsa nga e hëna në të gjitha pikëkalimet kufitare në vend do të fillohet me aplikime për lejeqëndrim apo lajmërim të adresës. Ky vendim nuk është mirëpritur nga shtetasit e huaj në pikëkalimin te Dheu i Bardhë.
“Më lajmëruan policia që e kanë bërë për 90 ditë veç me qëndrua rnë Kosovë. Nuk është e drejtë, ne vizitojmë familjen shpesh, kontribuojmë për këtë vend, besoj që nuk është e drejtë”, tha për RTK njëri nga qytetarët e intervistuar.
“Na njoftuan për rregullat e reja për veturat që nuk guxojnë të rrinë më shumë se tre muaj. Kjo nuk na ka pëlqyer, çka nëse ne duam të rrimë më tepër. Tani nuk e di a duhet ta lëshojmë Kosovë, e të kthehemi prapë ta vazhdojmë pushimin. Ne kemi dokumente edhe të Kosovës, vetëm pse e kemi veturën me tabela të huaja nunë mendoj se kjo është ngarkesë më tepër”, tha një tjetër qytetar.
E shtetasit e Shqipërisë nuk e mirëpritën vendimin.
Ky regjistrim ka për qëllim integrimin e të dhënave të lindjes, martesës dhe vdekjes në sistemin zyrtar të Kosovës, ndërsa shtetasit e huaj janë të obliguar që të deklarojnë adresën brenda tre ditëve nga hyrja në Republikën e Kosovës. Deklarimi mund të bëhet online apo edhe në stacionin më të afërt policor.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...