Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Beatrix Ramosaj nuk i ka kursyer dedikimet romantike për partnerin, Donald Veshaj.
Ajo tregoi se do të “hidhej sërish me të, nëse ai i jepte dorën”. Gjithashtu ajo i dedikoi një këngë, “Faje”, që ishte rrëfimi i anës së saj të historisë.
Madje, gazetari e opinionisti i njohur Olti Curri, tregoi se Trixa do të futej në shtëpi spektaklin e të premtes, pikërisht për të surprizuar Donaldin me këngën dedikuar atij.
Mirëpo, kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por Beatrix nuk u përmend aspak gjatë spektaklit.
“Atë natë, spektakli do të ishte në dispozicion të Beatrixës, por në moment të fundit ajo nuk ka dashur të paraqitet në show dhe ka propozuar që të ishte e ftuar mbrëmë të paraqiste këngën e re, por këtë radhë, produksioni i ka thënë jo”, ka shkruar Olti Curri në një Instastory.
Nuk dihen ende arsyet, por mbeten për tu zbuluar. Mbase këngëtarja do të bëhet pjesë e ndonjë prej spektakleve javët e ardhshme deri në finale.

Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova