Një nënë nga Alaska ka ndarë në rrjetet sociale një foto me ish-Presidentin amerikan, Barack Obama, i cili në dorë mbante foshnjën e saj 6 muajshe.
Jolene Jackinsky ishte në Anchorage International Airport kur në kërkim të fluturimit të saj, pa një burrë që mendonte që ngjante me Obamën, transmeton portali arbresh.info
“Ndërsa unë u afrova, mendoja: Oh Zot, është Obama”, ka thënë ajo.
Më pas Obama ka ecur drejt saj dhe e ke pyetur: “Kush është kjo vajzë e bukur?”
Gjatë një bisede të shkurtër ata biseduan për rritjen e shpetë të fëmijeve, përderisa Obama mbante në krah Gisellen e vogël.
Fotografia e saj ka marrë shumë pëlqime në rrjetet sociale, ndërsa komentuesit kanë uruar Obamën për thjeshtësinë e tij dhe dashurinë ndaj njerëzve të rëndomtë./Arbresh.info

Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...