Prime i mbrëmshëm në Big Brother Vip Kosova ka qenë i mbushur me debate e dinamika të ndryshme.
Mes të tjerash, pati një moment kur u zhvillua një debat mes Artan Thaçit dhe Stresit.
Ky i fundit madje i është drejtuar me disa epitete të ndryshme si “dele e kuqe”, “e bardhë” dhe “e zezë”, të cilat më pas u konstatuan nga prezantuesit se janë ofendime dhe jo epitete të zakonshme.
E lidhur me këtë çështje, ka pasur një reagim publik edhe nga motra e Artanit, këngëtarja e njohur Adelina Thaçi.
“Big Brother VIP Kosova dhe Alaudin Hamiti, le t’i ndalë personi ofendimet ndaj Artanit, ‘dele e kuqe’, ‘gjaja’, ‘kafshë’, lojë lojë, mos ofendo. Kjo nuk duhet të lejohet”, ka shkruar Adelina në InstaStory.

Ndërkohë, lidhur me këtë deklaratë të saj nuk ka pasur një reagim zyrtar nga produksioni apo moderatorët e programit.
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë