Deri më tani ata ishin çifti perfekt dhe më të dashur në sytë e publikut. Por duket se skandalet kanë plasur dhe për Princ William dhe Kate Midelton.
Sipas revistës “In Touch”, princi William e ka tradhtuar Kate-in gjatë kohës që ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tretë.
Sipas këtyre thashethemeve, ai ka shkuar me Rose Hanbury, e cila është markezë e Cholmondeley dhe njëkohësisht mikeshë e Kate-it dhe familjes mbretërore. Rose është e martuar me aristokratin britanik, David Rocksavage, i cili është rreth dy dekada më i madh se ajo. Sipas The Sun, Kate dhe Rose kanë qenë shumë të afërta, por tani jo më. Madje, Kate i ka kërkuar William-it t`i shkëpusë të gjitha lidhjet me Cholmondeley-t. Edhe pse thashethemet po qarkullojnë me shpejtësi nëpër të gjitha mediat, nuk ka asnjë reagim nga përfaqësuesit e familjes mbretërore.

Merr veturën me qira dhe zhduket, arrestohet i dyshuari
Gjilan: Arrestohet personi që po transportonte dy gjedhe pa ...
Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”
Një tjetër arritje historike/Policia e parë e graduar e Koso...
Policia arreston të dyshuarin për krime lufte në Aeroportin ...
Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Japoninë, jepet alarmi pë...