Blogerja e njohur Sara Hoxha ka folur së fundmi për marrëdhënien e bashkë-prindërimit me reperin e njohur shqiptar Ledri Vulën, duke u ndalur tek mënyra se si ata ja dalin të menaxhojnë kujdesin për vajzën e tyre, Poem Blu, edhe pse jetojnë në qytete të ndryshme, ajo në Tiranë ndërsa ai në Prishtinë.
Gjatë një sesioni “Pyet Më” në Instagram, një ndjekës e pyeti Sarën:
“Si e menaxhon sfidën e bashkë-prindërimit kur jetoni në qytete të ndryshme?”
Sarah u përgjigj me një mesazh të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, duke treguar se procesi nuk është gjithmonë i thjeshtë, por se çdo gjë mësohet me kohë.
Ajo shkroi:
“Nuk është gjithmonë e lehtë, por me kohë mëson si ta bësh të funksionojë. Komunikimi dhe respekti janë gjithçka. Në fund të ditës, ajo që ka më shumë rëndësi është t’i bësh fëmijët të ndihen të dashur dhe të sigurt, pavarësisht distancës.”

Me këtë përgjigje, Sara Hoxha nënvizoi se pavarësisht ndryshimeve gjeografike dhe angazhimeve të tyre, fokusi kryesor i të dy prindërve mbetet mirëqenia emocionale e vajzës së tyre, Poem Blu.
Ky reagim është pritur pozitivisht nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar tonin e matur, të respektueshëm dhe të fokusuar tek dashuria ndaj fëmijës.
“Zemra po më plas nga mungesa jote”, Selvije Jao zbulon pyet...
Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, mbi 8 mijë hyrje-dalje...
Rama citon raportin e Këshillit të Evropës: Drejtësia shqipt...
42 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit
San Francisco “zhytet” në errësirë, 130 mijë banorë pa energ...
Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it se...