Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar shtyrjen e seancës së paraparë për datën 27 prill, për shkak të homazheve në Mejë.
Ai propozoi që seanca të mbahet në orët e pasdites, duke theksuar se përplasja e saj me homazhet për viktimat e masakrës në Mejë është e papërshtatshme.
“Kërkoj nga kryetarja e Kuvendit, respektivisht ushtruesja e detyrës së Presidentes, që seancën e planifikuar me datën 27 ta shtyjë për pasdite, për shkak se në atë kohë janë homazhet e masakrës më të madhe në Kosovë. Nuk ka logjikë që të kemi një seancë në të njëjtën kohë kur ne çdo vit marrim pjesë në ato homazhe. Duhet të tregojmë seriozitet si institucione në respekt të viktimave dhe familjeve të tyre”, tha Tahiri.
Ai shtoi se institucionet duhet të reflektojnë përgjegjësi dhe respekt ndaj ngjarjeve historike që prekin shoqërinë.
Në fjalën e tij, Tahiri kritikoi edhe kërkesat për shmangien e afateve procedurale lidhur me buxhetin e Kosovës, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe të rrezikshme për rendin kushtetues.
“Sot para nesh është paraqitur një kërkesë absurde, me improvizime serioze. Është detyrë e jona ta ruajmë shtetin dhe rendin kushtetues. Republika jonë është ndërtuar mbi sakrificë dhe mbi rregulla të qarta ligjore. Nuk guxojmë t’i shkelim ato”, deklaroi ai.
Tahiri theksoi se Kuvendi i Kosovës nuk duhet të jetë vend për vendime të rastësishme apo improvizime, por për trajtimin e çështjeve serioze në mënyrë të rregullt dhe transparente, përfshirë rishikimin e buxhetit.
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...