Ministri i Financave, Hekuran Murati, në fund të fjalës së tij në foltore shpalosi pak nga përmbajtja e ofertës së Lëvizjes Vetëvendosje për Presidentin.
Kjo deklaratë e tij erdhi si kundërpërgjigje ndaj opozitarëve që e kritikuan Qeverinë për kërkesën për shmangien e procedurave për ndarjet buxhetore për buxhetin, duke thënë se ky hap po ndërmerret nga Qeveria për shkak të zgjedhjeve.
“U përmenden edhe zgjedhjet se gjoja qëllimi qenka që gjithçka të bëhet që të shkohet në zgjedhje.
Në fakt sot kështu si jeni, të gjithë deputetët, edhe mund t’i parandaloni zgjedhjet.
Pra, sot në mëngjes e keni parë që Lëvizja Vetëvendosje ka dhënë një ofertë sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit që ju si opozitë të vini me tre emra.
Kjo çështje mund të zgjidhet sot, pra fare s’ka nevojë që të diskutohet çështja e zgjedhjeve”
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit
Abdixhiku i prerë me Kurtin: A doni marrëveshje politike me ...