Analisti politik Xhevdet Pozhari ka bërë të ditur se nga diaspora është iniciuar një peticion për kandidimin e Murat Jashari për president të Kosovës.
Sipas tij, deri më tani peticioni është nënshkruar nga 244 persona.
Ndërkohë, të martën përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, duke shtuar presionin mbi subjektet politike për të arritur një marrëveshje.
Gjatë ditës së sotme, Vetëvendosje ka ftuar dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që të propozojnë së bashku tre kandidatë për postin e presidentit.
Sipas këtij subjekti, kandidatët duhet të jenë figura unifikuese, me integritet të lartë qytetar e kombëtar, me kontribut të dëshmuar profesional dhe jashtë skenës aktuale politike. Për secilin prej tyre do të siguroheshin së paku 90 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Në rast se arrihet një marrëveshje e tillë, nga kandidatura do të tërhiqeshin Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.
Vetëvendosje ka theksuar se koha është e kufizuar për shkak të afateve kushtetuese dhe pret përgjigje nga PDK dhe LDK deri të dielën në mbrëmje.
Ndërkohë, Murat Jashari ka refuzuar mundësinë për të marrë postin e presidentit, duke theksuar se familja Jashari “i takon gjithë shqiptarëve” dhe nuk duhet të përfshihet në kalkulime politike./Arbresh.info
Ne këtë link mund ta gjeni peticionin:
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...