ërmes një transmetimi live në TikTok, Kozaku ka reaguar publikisht duke i kërkuar falje këngëtarit Gjesti dhe familjes së tij, pas një deklarate të papërshtatshme që kishte bërë më herët.
Ai sqaroi se gjatë një live-i, në momentin kur ndjekësit po përmendnin vazhdimisht emrin e Gjestit, kishte reaguar në mënyrë të gabuar pa qenë në dijeni të situatës së dhimbshme që po kalonte familja e tij.
“Sinqerisht nuk e dija që i kishte vdekur vëllai, nuk jam djalë i keq. Kur e mora vesh, më erdhi keq”, tha ai.
Kozaku pranoi se në atë kohë kishte qenë i pirë dhe kjo e kishte shtyrë të thoshte fjalë të pahijshme, të cilat i konsideroi gabim të madh. “Nuk është mirë me sha një njeri në ato momente. Kam gabuar, kam qenë i pirë dhe nuk e kam ditur”, u shpreh ai.
Në fund, ai përcolli ngushëllimet e tij për familjen e Gjestit, duke e mbyllur reagimin e tij me një ton reflektues dhe të ndjerë.
Ky veprim i Kozakut ka sjellë reagime të ndryshme në rrjete sociale, por një pjesë e ndjekësve e kanë parë si një hap të rëndësishëm për të pranuar gabimin dhe për të treguar respekt në një moment të tillë të dhimbshëm për familjen Kelmendi. /Prive
@cool_doki Big up to Kozi #kozakbraci1 #gjesti #cooldoki #viraltqr ♬ original sound – Doki
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...