Aktorja, Amber Heard ka apeluar zyrtarisht në vendimin e rastit të gjyqit me Johnny Depp.
Avokatët e aktorës kanë depozituar dokumentet e nevojshme sot “Fairfax County” për të apeluar në vendimin ku Heard detyrohet të paguarj 10.3 milionë dollar ish-bashkëshortin e saj, shkruan arbresh.info
Juria vendosi gjithashtu se Johnny duhej të paguante Amberin 2 milionë dollarë, kështu që në fakt ajo i detyrohej atij 8.3 milionë dollarë dëmshpërblim – por ajo ishte zotuar që nga dita e vendimit se do të apelonte.
Aktorja po kërkon një gjykim të ri, pasi babai i saj nuk u lejua që të dëshmonte.
Përfaqësuesit e Johnny Depp nuk janë shprehur aspak të shqetësuar me këtë veprim të aktores. Ata në një prononcim për TMZ u shprehën se janë të sigurt që aktgjykimi do të mbetet i njëjti./arbresh.info/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë