Katy Perry po u ofron fansave të saj mundësinë për të qenë pjesë e videoklipit “Swish, swish, bish” dhe është më e lehtë se çdo gjë tjetër që u është ofruar.
Këngëtarja e “Witness” ka rënë dakord bashkë me “DanceOn” për të realizuar një konkurs kërcimi online në mënyrë që të gjendet dikush që i përshtatet videoklipit dhe di të kërcejë mbi të gjitha mirë.
Në një video 30 sekondëshe, Perry tregon se konkursi është i hapur për të gjithë “kërcimtarët” mbi moshën 13 vjeçare dhe: “E gjitha që duhet të bëni është të jeni funny, të çuditshëm dhe të keni lëvizje të papara!”
Bëni një video dhe postojeni në Instagram, Youtube apo Musical.ly bashkë me hashtagun #SwishSwishChallenge.

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitë...
Tetë zyrtarë policorë nderohen me Medalje për shpëtim jete
Abdixhiku: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë...
“Plagë që na i ka lënë korrupsioni”, Kurti: Byroja për Konfi...
Ministri grek i Mbrojtjes përfundon takimin me Ramën, në fok...
Alarm në Tokio/19 persona përfundojnë në spital pas përhapje...