Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo, është figura më e ndjekur në rrjetin social Instagram.
Ai është mjaft aktiv në llogarinë e tij, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme, shkruan portali arbresh.info
E sot në shtëpinë e tij ka festë të madhe pasi djali i tij i madh Cristiano Ronaldo Jr. feston ditëlindjen e 10-të.
Ronaldo si një babai i përkushtuar e uroi me fjalët më të bukura djalin e tij me rastin e ditëlindjes.

“Unë nuk mund të besoj se djali im është 10 vjeç! Koha kalon … dhe ti ke qenë gjithmonë burim krenarie për babanë që të don shumë.
Urime, qenush! Kalo një ditë të lumtur! Të dua shumë! ??❤️?”, shkruan ai.
Futbollisti përndryshe është duke kaluar kohë me familjen në rezidencën e tij luksoze në Madeira dhe do të qëndrojë aty deri në përfundimin e pandemisë globale./arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...