Pak ditë na ndajnë nga nisja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, që në 13 janar ndez dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Teksa produksioni po merret me përgatitjet e fundit, kurioziteti i publikut për konkurrentët, moderatorin apo opinionistët është i madh.
Pak ditë më parë, nëpërmjet promos zyrtare, mësuam se prezantues i këtij edicioni do të jetë Ledion Liço. Ndërsa sot, produksioni i jep përgjigje një tjetër pyetjeje: cilët do të ulen në kollkukët e opinionistëve?
Për të dytin vit radhazi, ky pozicion i rëndësishëm i besohet themeluesit të fondacionit “Fundjave Ndryshe”, Arbër Hajdari.
Ndërsa krah tij, do të jetë deputetja Oriela Nebiaj. Ori, që u largua nga televizioni kur mori detyrën e ligjvënëses, rikthehet në një rol të ri, për të komentuar banorët dhe të gjitha ngjarjet e “Big Brother VIP 3”, që si gjithnjë, premton të mbajë mbërthyer para ekranit publikun mbarëshqiptar./tch/
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...