Albumi i fundit i pionierit të rokut, Chuck Berry do të publikohet më 16 qershor, në edicion të Dualton rekordes.
Albumi me emërtimin “Chuck” ishte paralajmëruar për tetor, pesë muaj para vdekjes së këngëtarit, të shtunën e kaluar në moshën 91-vjeçare. “Chuck” është albumi i parë i Berry pas albumit “Rock It” nga viti 1979.
Shtëpia edituese ka bërë të ditur se Berry ka shkruar tetë nga nëntë këngët e reja dhe se në album ka punuar deri në vitin 2014, pas të cilës vazhdoi të përcjell produksionin dhe angazhoi familjen dhe një mik për t’i ndihmuar që ta përfundojë.
Përveç Berry dhe nipit, në album marrin pjesë edhe këngëtari Nataniel Rejtlif si dhe ish-kitaristi i brendit “Rage Against The Machine” Tom Morelo. Në album do të gjendet edhe kënga “Lady B. Goode”, e përshkruar si vazhdim shpirtëror i njërit nga hitet më të mëdha të Berry, “Johnny B. Goode”.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë