Prezantuesja nga Shqipëria, Einxhel Shkira këtë të shtunë ka organizuar një festë ‘baby shower’.
Festa e cila i dedikohet fëmijës që ajo pret të sjell në jetë, pati një fund shumë më të lumtur dhe të befasishë nga sa pritej.
Kjo pasi ajo mori një propozim për martesë nga partneri i saj, DJ Dagz.
Dagz me origjinë nga Vushtria, emri i vërtetë i të cilit është Arbër Gumnishta, gjatë fjalimit falënderues për prezencën e të ftuarve në festë, ka shfrytëzuar rastin për t’i bërë propozimin për martesë Einxhelit.
Në videon të cilën dyshja e kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetin social Instagram, mund të shihet se si Dagz nxjerr nga xhepi unazën dhe i ulët në gjunjë duke i propozuar partneres që të bëhet gruaja e tij.
“Gjethqysh po, gjithmonë e jotja beb”, ka shkruar prezantuesja Shkira në mbishkrimin e videos.
Përndryshe DJ Dagz dhe Einxhel janë njohur me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit të përbashkët në shtëpinë e Big Brother VIP./arbresh.info/
View this post on Instagram
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...