Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton se në koordinim me Policinë e Kosovës ka realizuar aksion në fshatrat Bivolak, Zhilivodë dhe Stroc të komunës së Vushtrrisë, përkitazi me dyshimet për nxjerrje ilegale të thëngjillit në këto lokacione.
Gjatë aksionit janë arrestuar gjashtë (6) persona të cilët do të intervistohen nga policia, me dyshimin për kryerjen e veprave penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
Po ashtu, janë sekuestruar tre (3) eskavatorë, gjashtë (6) kamioneta, dhe një (1) traktor, që dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë thekson se mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale që cenojnë mjedisin, dhe do të vazhdojë me vendosmëri të ndjekë penalisht të gjithë ata që shkaktojnë dëme ndaj natyrës dhe pasurisë së përbashkët./Arbresh.info
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira