“The Voice” ka disa javë që ka filluar dhe normalisht juria është prezantuar që në natën e parë.
Pjesë e jurisë të këtij spektakli janë disa emra të lakuar në muzikë: Alban Skënderaj, Rona Nishliu, Besa Kokëdhima dhe Xuxi.
Por diçka po ndodh: moderatori i spektaklit të zërit, Ledion Liço, ka publikuar në Instagram një foto e cila na fut në dyshime.
Në një nga karriget e anëtarëve të jurisë është ulur këngëtari Bojken Lako.
E bashkangjitur me këtë foto Ledioni shkruan: “Çfarë po ndodh?”
Në fakt, kjo mbetet për t’u parë në darkë, nëse Bojken do të jetë një ndër anëtarët e jurisë apo po shijon karrigen thjesht për një foto.

Nesër mbahet ceremonia e hapjes së objektit të ri të Ministr...
66 inspektime për 48 orë – ndërtimtaria në fokus, 27 ndalime...
Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenoc...
Begaj: E dënoj me forcë sulmin e armatosur ndaj Presidentit ...
Pas kërcënimeve nga Izraeli, Kadiri i “Esref Ruya” takon Erd...
“Përsëritet historia”/ Sulmi me armë në darkën e...