Muhamet Sejdiu është njëri nga këngëtarët e parë, që në Kosovë ka rezultuar pozitiv me coronavirus.
Në bazë të testeve të sotshme, Sejdiu bashkë me bashkëshorten kanë rezultuar negativë, që do të thotë se janë shëruar nga coronavirusi.
Sejdiu në RTV Dukagjini, thotë se nesër në ora 11:00 do të lirohet nga Klinika Infektive.
Sejdiu thotë se dy ditë i ka pasur më të vështira ndërsa tjerat i ka kaluar më lehtë.
“Kisha lodhje shumë dhe probleme me frymëmarrje. Kam marrë edhe oksigjen por jo për shumë kohë”.
Këngëtari thotë se pas dy ditëve të para gjendja ka shkuar duke iu lehtësuar çdo ditë e më shumë.
“Bashkëshortja ime ka qenë pak e prekur dhe ka mundur të lirohet më herët ,por ka qëndruar bashkë me mua”.
I shëruari nga coronavirusi nuk ka kursyer lëvdatat për personelin shëndetësor në raport me sjelljen ndaj të infektuarve.
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra...
Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në fshatin Dobërll...
“Hajde folim” në Lipjan, Osmani: Kur politika ulet pranë qyt...
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit